1 muaj jetë, Arbenita Ismajli ndan foton më të ëmbël me vogëlushen e saj

Si sot një muaj më parë, jeta e Arbenita Ismajlit dhe Feros ndryshoi plotësisht. Dyshja u bënë prindër për herë të parë, me një vajzë që e pagëzuan me emrin Nina.

Me rastin e 1-mujotit, Arbenita ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël me vogëlushen. Ajo shihet duke e mbajtur të voglën shtrirë mbi kraharorin e saj dhe fytyrën ja ka mbuluar me figurën e  një zemre.  Fero dhe Arbenita nuk kanë dashur ta zbulojnë portretin e të voglës dhe deri më tani jjanë treguar shumë të rezervuar me publikimin e fotove të saj. Megjithatë nga këto pak imazhe, Nina duket një bebush mjaft i shëndetshëm dhe kjo ka rëndësi mbi të gjitha.

Nga ana tjetër vetë Arbenita ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale këto kohë. Ajo ka ndarë postime të ndryshme me ndjekësit e saj dhe një foto e publikuar ditën e djeshme i la të gjthë pa fjalë.

Ajo publikoi në Instagram një foto të saj, të cilën e ka shkrepur 2 javë pas lindjes së vajzës. Arbenita duket në foto me bel shumë të hollë dhe të njëjtat linja fizike si më parë kur nuk ishte në pritje të ëmbël. Duke qenë modele profesioniste me siguri Arbenita do të ketë ditur shumë mirë se si mund t’i kthejë sërish format trupore dhe prandaj ja ka dalë mbanë kaq shpejt.

Share With:
Translate »
242 Views