“1 në 10 fëmijë ngacmohet seksualisht”, Sevim Arbana: Duhet kujdes i veçantë në familje…

Aktivistja Sevim Arbana në emisionin “Të pathënat” në Fax News tha se abuzimi ndaj fëmijëve është një alarm për të gjitha hallkat e shoqërisë dhe sidomos në familje ku këto tema duhet të fliten dhe të mos mbeten tabu.

Arbana theksoi se situata lidhur me rastet nuk ka përmirsim madje ajo përmendi një studim me shifra të frikshme të “Qendrës për të drejtat e fëmijëve” ku 1 në 10 fëmijë ngacmohen seksualisht në Shqipëri.

“Regjistri për abuzuesit është një nevojë”-përfundoi ajo.

“E para njëherë nuk ka përmirsim dhe kjo është e vërteta, unë bazohem te organizata “Qendra për të drejtat e fëmijëve” që ka bërë studimin e frikshëm 1 në 10 fëmijë ngacmohen seksualisht, kjo është shifër alarmante.

Abuzimi ndodh në familje, shkollë, komunitet dhe online. Pastaj ka ngacmime seksuale të grave në rrugë, lagje punë etj.

Ky është një problem i cili na bën që të forcojmë të gjitha hallkat, bashkitë dhe shkollat, komuniteti më sensibël për të referuar cdo dyshim dhe shumë të kujdesshëm familjet.

Është dhe kultura jonë që fëmijët nuk flasin me prindërit për këtë temë sepse konsiderohet tabu.

Regjistri për abuzuesit është një nevojë, do i bëhen rregullimet e mundshme, e ka gjithë bota dhe do të ndihmojë të gjithë institucionet. Aksesin kryesor te lista do bëhet me disa kode që përcaktohen te faqja ku do të publikohet”-u shpreh Arbana.

Share With:
Translate »
299 Views