“Pse po ia bën këtë babait tim…”/ Momenti kur shqiptarja që qëlloi ish-partnerin, u përball me vajzën e saj
GREQI – Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar dy ditë më parë, ku një shqiptare i shkoi në banesë ish-partnerit të saj dhe e qëlloi me armë, në sy të vajzës së tyre.
Sipas mediave, e mitura ka tentuar që ta ndalojë nënën e saj që të qëllonte mbi të atin.
“Të lutem ndalo. Mos e bëj atë. Pse po ia bën këtë babit tim?”, mësohet se ka thënë vajza dhe më pas përqafoi të atin që kishte rënë në dysheme si pasojë e breshërisë së plumbave të shqiptares.
Shqiptarës i ishte hequr që më parë kujdestaria për vajzën, ndërsa besohet se ky ka qenë edhe shkaku i konfliktit me ish-parnerin e saj.
Tashmë ajo është në burg, ndërsa mediat greke shkruajnë se ka edhe probleme të shëndetit mendor.



