Tharmi në qumështin e nënës është kyç për shëndetin e fëmijës

Studimi është publikuar në revistën “Appliedand Enviromental Microbiology”

“Hulumtimi ynë tregon praninë e tharmit dhe të kërpudhave të tjera në qumështin e nënave të shëndetshme, gjë që e përkrah hipotezën që qumështi i nënës është burim shumë i rëndësishëm i mikroorganizmave për shëndetin e fëmijës”, ka thënë Maria Carmen Collado, hulumtuese kryesore në Institutin e Argokimisë dhe Teknologjisë së ushqimit në Këshillin Kombëtar Hulumtues në Valencia, transmeton Telegrafi.

“Të dhënat tona konfirmojnë praninë e kërpudhave në qumështin e nënës në të gjitha kontinentet dhe përkrahin rolin potencial të qumështit të nënës në krijimin e llojeve të kërpudhave iniciale në zorrët e fëmijës”, ka deklaruar Collado për revistën.

“Kjo thekson ekzistimin e mikrobioteve të qumështit të nënës në kushte të shëndetshme”, ka thënë ajo.

Malassezia dhe Davidiella më së shpeshti janë kërpudha në qumështin e nënës, madje në shtete të ndryshme, ndërkaq sistotrema në penicilium gjithashtu ka qenë të pranishme në qumështin e këtyre femrave. Megjithatë, janë vërejtur dallime në qumështin e regjioneve të ndryshme.

“Gjetjet tona forcojnë ndikimin potencial të faktorëve të jashtëm në regjione të ndryshme gjeografike në kërpudha dhe tharme të cilat rregullojnë mikobiomat e qumështit të nënës”, ka thënë Collado.

Ajo ka theksuar që disa tharme të cilat përdoren si probiotikë forcojnë shëndetin e bebes. Më e shpeshta është sacromices bullard.

– Studimi ynë ka gjetur më shumë lloje kërpudhash të cilat potencialisht kanë ndikim në shëndetin e njeriut, por edhe mundësinë e izolimit të mostrave nga qumështi i nënës. Këto përparësi potenciale tani do të hulumtohen hollësisht, ka thënë Collado.

Share With:
Translate »
558 Views