“10 vite pa ty”, Princ Leka përkujton babain e ndjerë: Do doja të ishit pranë meje kur lindi Geraldina

Princ Leka me disa fjalë të ndjera ka përkujtuar babain e tij, Leka Zogu l, i cili është ndarë nga jeta 10 vite më parë.

Princ Leka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ditën kur erdhi në jetë vajza e tij, Geraldina do kishte dashur që ai dhe nëna e të ishin me të.

Ai madje tregon se hërën e fundit që kishte parë me lot në sy babin, ishte 28 nentori, ku kishte këkruar flamurin në dritaren e dhomës së spitalit.

Postimi i plotë i Princ Lekës:

10 vite pa ty i dashur Babi!

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar. Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja tju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gezimi juaj më i madh, është aq e dashur!

10 vite më parë të përcollëm në atë botë tjetër ku të gjithë takohemi një ditë,  e unë lutem që së bashku me mamin të jeni në paqen e amshuar!

Babi, kur ti mbylle sytë e na fike shpirtin, ishin shqiptarët e tu ata që na dhanë ngushëllim, na mbushën me dashuri në ato ditë aq të dhimbshme. Erdhën nga të gjitha trojet për të të përcjellë e nderuar ty, njeriun që besonin, Mbretin e tyre. Ti arrite të bashkosh shumë zemra, solle shpresë në kohë shumë të vështira, fitove respektin dhe besimin e shumë njerëzve.

Kur mbështetësit dhe dashamirësit e Familjes Mbretërore të kujtojnë ty, flasin për një burrë me karakter të fortë, me urtësi dhe vlerat më të vyera shqiptare. Do doja shumë të të ngjaj, të ngjall atë besim dhe shpresë, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend, i shtrenjti babai im! Hera e fundit kur ti pamë sytë e hapur e të përlotur ishte 28 nentori, ku kërkove flamurin në dritaren e dhomës së spitalit. Ai flamur që e deshe aq shumë!

Na mungon shumë, madje Elia emocionohet çdo herë që të kujtojmë, e të kujtojmë gjithmonë…

 

Share With:
Translate »
104 Views