10 vite tmerr, çfarë më bëri gjyshi që përfundova në këtë gjendje

Gjyshërit janë ndër personat më të dashur në botë. Por historia e kësaj vajze nuk është kështu. Për të gjyshi u kthye në një makth të vërtetë.

Vajza nga Kyoto e Japonisë i ka mbijetuar prej 10 vitesh dhunës fizike që gjyshi ushtronte mbi të. Ajo ka ndarë në twitter disa foto ku shfaqet pamja e saj e frikshme, e shndërruar gati në një skelet, shkruan newsbomba.al

Krahas fotove të postuara vajza ka shkruar se, Gjatë kohës që jetonte në shtëpi me gjyshin e saj ishte vazhdimisht e dhunuar dhe nën presionin e tij për të mos ngrënë. “Ndonjëherë kur haja diçka ai vinte dhe më qëllonte me dorë në stomak duke më thënë se duhet ta nxirrja atë që kisha ngrënë”, thotë ajo.

Më tej vajza i bën thirrje të gjithëve atyre që kanë probleme të tilla të kërkojnë ndihmë përpara sesa të jetë tëpër vonë.

Pas 10 viteve që kanë shkuar vajza ende nuk di asnjë lajm për fatin e gjyshit, nëse u mor ndonjë masë ndëshkimore për të, por ajo e konsideron veten me fat që mbijetoi pasi 10 minuta më vonë të kishtë shkuar në spital mjekët i kishin thënë se nuk do të kishte mbijetuar.

Share With:
Translate »
863 Views