10 vjeçari nget makinën me mbi 100 km/orë, policia publikon videon e ndjekjes së tij

Një djalosh 10 vjeçar është ndjekur nga policia e Ohajos në Milano, pasi kishte marrë makinën e të dashurit të mamasë së tij dhe kishte dalë në autostradë.  Prej 45 kilometrash policia ishte në ndjekje të 10 vjeçarit.

Videoja tregon momentin kur djali doli jashtë rrugë dhe vazhdon t’i japë makinës në krahun e  kundërt të tabelave, kështu duke iu shmangur  oficerëve të policisë. Më shumë se 5 makina ishin  në ndjekje të 10 vjeçarit dh më në fund arritën ta ndalonin atë, duke e prangosur.

I marrë në pyetje nga oficerët e policisë djali u shpreh se ai e mori makinën e nënës së tij pasi ishte tepër i mërzitur.  Shoferët e shokuar nga ajo ç’ka kishin parë thanë se djali i jepte makinës me më shumë se 100 km/ orë.

Pas 1 or e 30 minuta ndjekje, fatmirësisht gjithçka shkoi mirë pasi s’pati të lënduar dhe asnjë makinë tjetër nuk u dëmtua.

 

Share With:
Translate »
740 Views