E prekur nga kanceri, përgatit funeralin dhe u lë letër lamtumire fëmijëve, ndodh e papritura

Kishte planifikuar gjithçka, madje edhe funeralin e saj, por Denise Clark, një nënë angleze 34 vjeçare, nuk është në fund të jetës. Mjekët e kishin diagnostikuar nga një kancer në fazë të agravuar dhe Denise kishte përgatitur gjithçka, duke u bërë gati për të ikur nga kjo botë. Gruaja kishte shkruar letra lamtumire për dy fëmijët e saj dhe kishte shpenzuar dhjetë mijë sterlina në kërkim të një kure në një klinikë spanjolle. Në fund kishte marrë edhe pushimet për të kaluar një periudhë të qetë me familjen e saj. Mendonte se nuk kishte të ardhme dhe se nuk do ti shikonte fëmijët teksa rriteshin, por u zbulua se ajo nuk ishte sëmurë. Nga analizat e imtësishme në një klinikë të specializuar, rezultoi se diagnoza e mjekëve ishte e gabuar dhe se për dy vite me radhë ajo kishte vuajtur më kot. “Përgatita funeralin tim dhe shkrova letra lamtumire për fëmijët e mi. Ishte shkatërruese. Kur u ktheva në shtëpi, iu thashë fëmijëve se nuk do të vdisja dhe se gjithçka ishte gabim. Ata më përqafuan dhe më thanë se nuk do më linin të ikja”, shprehet gruaja.

 

Share With:
Translate »
1205 Views