11 kuriozitete të pabesueshme rreth bebeve
Mendoni se i njihni mirë bebet tuaja? Më poshtë do të lexoni 11 kuriozitete rreth tyre që do t’ju habisin.
- Bebes nuk i vjen asnjëherë erë e keqe nga goja sepse nuk kanë dhëmbë. Si pasojë e kësaj bakteret nuk kanë se ku të fiksohen.
- Shpesh e shihni që bebja qan pa lot. Kjo ndodh sepse kanalet e lotit nuk janë hapur ende.
- Bebet i pastrojnë rrugët e frymëmarrjes me anë të tështimës. Kur e shihni që ai kollitet mos u shqetësoni sepse kjo është normale dhe jo ftohje.
- Ata dinë të notojnë. Kjo vjen si pasojë e mjedisit ujor ku ai është zhvilluar 9 muaj. Por i humbasin këto aftësi pas muajit të 2.
- Flen më mirë në një ambjent të zhurmshën sepse kjo i krijon më shumë idenë e të qënit në barkun e nënës. Megjithatë shmangeni nga mjediset shumë të zhurmëshe.
- Nuk e njohin shijen e kripës dhe pëlqejnë më shumë ushqimet e freskëta. Shqisat e shijes nuk janë zhvilluar mirë prandaj gjidhënia është shumë e rëndësishme deri në muajin e 9 të jetës. Qumështi i nënës nuk përmban kripë apo sheqer dhe kjo nuk e ngarkon punën e veshkave.
- Marrin frymë dhe gëlltiten njëkohësisht.
- I njohin shumë mirë zërat. U përgjigjen më shumë zërave të grave dhe sidomos atij të nënës së tyre.
- E kanë kokën më të madhe se pjesët e tjera të trupit. Ajo ze ¼ e peshës së trupit, por tek një i rritur rreth 2%.
- E kanë shumë të zhvilluar shqisën e dëgjinit dhe atë të nuhaturit. Ai është në gjendje të njoh të ëmën dhe në errësisë vetëm nga aroma e saj.
- Kanë shumë kocka, rreth 300, ndërsa të rriturit kanë 206. Një pjesë e tyre bashkohen deri në moshën 2 vjecare.
/Kids’ Time – Përshtati: B. Lica