11-vjeçari humbi jetën nga i ftohti, familja padit kompaninë e dritave
Familja e një djali 11 vjeç në Texas të SHBA-ve, ka ngritur një padi kundër kompanive të energjisë elektrike duke i akuzuar për neglizhencë. Texasi u përball nga moti i acartë si rrallëherë dhe për shkak të sistemit të dobët, miliona banorë u prekën nga ndërprerja e dritave prej ditësh të tëra.
Cristian Pineda u gjet i pajetë nga nëna e tij. Ajo thotë se shkaku i vdekjes ishte hipotermia ndërsa policia ka thënë se rezultatet nga autopsia mund të kërkojnë disa javë.
Padia e familjes është ngritur për neglizhencë dhe vënien e fitimeve mbi mirëqenien e banorëve të kompanive Ercot dhe Entergy.
Avokati i familjes argumenton në padinë e ngritur:
“Pavarësisht se kishin njohuri për parashikimin e motit të tmerrshëm për të paktën një javë më parë, dhe njohurinë se sistemi nuk ishte përgatitur për më shumë se një dekadë, Ercot dhe Entergy dështuan të ndërmarrin ndonjë veprim paraprak që mund të kishte shmangur krizën”.
Kompanitë e energjisë të shtetit po përballen me akuza të tjera përveç ndërprerjes së dritave, pasi shumë qytetarë kanëthënë se u kanë ardhur fatura më të larta në krahasim me përdorimin e energjisë.
Teksasi ka një sistem energjie i cili operon në mënyrë të pavarur nga shtetet e tjera.
Guvernatori Greg Abbott ka bërë thirrje për një hetim ndaj kompanisë Ercot, i cili menaxhon rrjetin për mbi 90% të klientëve të Texas-it.
*Tiranapost.al.