13-vjeçari në Lushnjë u vetëvar si shkak e “Tik Tok”? Reagon Evis Kushi

Ditën e djeshme nga Golemi i Lushnjes u bë me dije lajmi se një djali i mitur vetëm 13-vjeç I ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur.

Kjo ngjarje e rëndë duket se ka lidhje me rrjetin social më të përdorur aktualisht, Tik Tok.

Djali 13 vjeçar, nxënës në klasën e 7 në këtë shkollë është gjetur i vetëvarur nga nëna e tij brenda banesës së tyre.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital fëmija kishte ndërruar jetë që në shtëpi.

Shokët e klases mendojnë se 13 vjecari ka dashur të bëjë video ne tik tok dhe dicka ka shkuar keq. Dyshohet se i mituri ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social Tik Tok.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e aksesit në këtë rrjet social që ka shkaktuar edhe incidentin i cili ka përfunduar në tragjedi.

Share With:
Translate »
146 Views