13-vjeçari nga Tirana i shkruan letër së ëmës: Po luaj Balenën Blu, jam në nivelin e fundit…

Një djalë 13-vjeçar nga Tirana është zhdukur, pasi luante lojën “Balena Blu”. I mituri me inicialet J.N i kishte lënë një letër nënës së tij përpara se të largohej, ku i thoshte se ishte në nivelin e fundit të lojës “Balena Blu”, shkruan Panorama.

 

E alarmuar, e ëma tij ka njoftuar policinë, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit. Gjithçka ka ndodhur gjatë së shtunës, kur djaloshi 13-vjeç është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë. Nëna e tij M.N 46- vjeçe, banuese në Tiranë, është paraqitur në polici, ku ka treguar edhe letrën e të birit. Pas kërkimeve, policia arriti të gjente djalin me disa shokë të tij.

Ai është pyetur nga policia për lojën vdekjeprurëse, por ka sqaruar se në të vërtetë nuk e luante atë lojë, por donte të frikësonte nënën e tij. Njoftimi i policisë Më datë 01.07.2017, shtetësia M.N, vjeç 46 banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i mitur J.N, vjeç 13, i cili kishte lënë një letër ku shkruhej se kishte luajtur një lojë në internet, pasi u gjet kallëzon se nuk e luante këtë lojë, por kishte dashur të frikësonte nënën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.07.2017, shtetësia M.N, vjeç 46 banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i mitur J.N, vjeç 13, i cili kishte lënë një letër ku shkruhej se kishte luajtur një lojë në internet, pasi u gjet kallëzon se nuk e luante këtë lojë, por kishte dashur të frikësonte nënën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Share With:
Translate »
942 Views