E pabesueshme! Foshnja lind 400 gram, mjekët marrin vendimin e zgjuar për ta shpëtuar

Një foshnje e porsalindur ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave botërorë për shkak të historisë së saj. E vogla e quajtur Pixie Grant, lindi në javën e 28-të pasi mjekët thanë se ajo nuk po shtonte peshë në mitër. Nëna e Pixie, Sharon, nuk kishte zgjidhje veçse t’i nënshtrohej operacionit emergjent. Momentin kur lindi ajo kishte nevojë emergjente për ngrohje ndryshe nuk do të mund të mbijetonte. Pas lindjes ajo peshonte vetëm 400gr, ndërsa mjekët nuk po gjenin dot ndonjë pajisje normale mjekësore për ta përdorur, sepse foshnja ishte shumë e vogël. Ideja se ku do të vendosej foshnja erdhi nga njëri prej mjekëve që për ta mbajtur foshnjen ngrohtë, u vendos të futej në një kuti plastike sanduiçi. Pas lindjes vajza ishte tejet e dobët dhe e vogël ku nëna nuk mund ta mbante dot në duar për 5 muaj para se të shkonte në shtëpi. Fatmirësisht foshnja arriti të mbijetojë dhe sot është në gjendje të mirë shëndetësore.

Share With:
Translate »
1289 Views