13 vjeçarja pret flokët dhe i dhuron për t’u bërë paruke për fëmijët e sëmurë

Veronica është vetëm 13 vjeç dhe jeton në gadishullin e Kamčatka, në Rusi.  Ka flokë të gjatë e të zinj, të cilët nuk ka dashur kurrë t’i presë.

Përkundrazi, i donte të gjatë shumë.

Prej disa ditësh,  vajza i ka thënë ‘lamtumirë’ floknajës së saj.

Vendosi t’i dhurojë flokët e saj për t’u bërë paruke për fëmijët e sëmurë me kancer.

Frymëzimi i Veronica-s ishte një tjetër vajzë e re me zemër të madh filantropeje: Rachel Beckwith, një vajzë amerikane, e cila  vdiq kur ishte vetëm 9 vjeç, por që, në jetën e saj të shkurtër arriti të bëjë shumë vepra bamirësie.

“Historia e asaj  vajze më ka prekur shumë dhe mendova se edhe unë dua të bëj diçka për të bërë dikë të lumtur, të paktën një fëmijë në botë”, ka thënë Veronica për Mash.ru.

Vajza atëherë vendosi të presë flokët e saj të gjatë për t’i bërë parruke për fëmijët e sëmurë.

13 vjeçarja ka thënë se sapo t’i rriten flokët, do t’i presë sërish për të njëjtën arsye.

“Bëni mirë dhe do të jeni të lumtur”, ka përfunduar filantropia e vogël.

Modeli i Veronica-s dhe Rahcel-it, vajzës që për nëntë vjet rresht të jetës së saj i dhuroi fëmijëve me kancer, kaçurrelat e saj tri herë.

Për herë të parë, kur Rachel  ishte 5  vjeç, kishte marrë vesh ekzistencën e një organizate që mblidhte flokë për t’i transformuar në paruke të cilat i dhuroheshin spitaleve.

Priti që flokët t’i rriteshin dhe vendosi t’i dhurojë .

Herën e fundit që Rachel i preu, më 23 korrik të 2011s, ishte dita kur ajo ndërroi jetë në një aksident.

Prindërit më pas, dhuruan organet e saj, bashkë me flokët.

Vetëm një muaj para aksidentit fatal, vogëlushja kishte festuar ditëlindjen e saj të 9-të dhe u kishte thënë familjarëve: “Në vend që të më bëni dhuratë mua, jepni 9 dollarë për të ndërtuar puse për ata që nuk kanë ujë në Afrikë.”

Share With:
Translate »
1017 Views