Prindërimi është i vështirë por Ledioni ka ndërmarrë një detyrë edhe më të rëndë për Londonin

Të jesh prind është një ndër detyrat më të vështira të njeriut. Çdo ditë dhe çdo orë qëndron me frikën nëse po sillem siç duhet me fëmijën. Por nga ana tjetër kemi dhe pritshmëritë tona nga ta për jetën e tyre.

Që të vegjël fillojmë të kuptojmë se për çfarë kanë prirje, e shpeshherë i nxisim të kenë një talent edhe kur nuk e kanë. Me sa duket edhe Ledioni ka filluar të zbulojë talentet e Londonit. Në një foto të postuar në Instagram, ai shfaqet me të birin ku siç shprehet po i mëson pianon. Jo se Ledioni di ta bëjë më së miri por se shoku i tyre Alban Male i ka lënë në “baltë”. /Kids’ Time

Meqë maestro @albanmale s’na mëson gjë, punojmë me forcat tona.

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

Share With:
Translate »
653 Views