14-vjeçari që rrotullon kokën 180 gradë
Një 14-vjeçar ka mahnitur botën me aftësinë e tij për të kthyer kokën 180 gradë.
Muhamed Sameer nga Pakistani përdor duart e tij për të rrotulluar kokën mbrapa duke parë pas kurrizit të tij.
Adoleshenti tani por shpreson se aftësia dhe fleksibiliteti i tij i pabesueshëm do t’i japin mundësinë që të luajë filma në Hollywood.
Muhamed është frymëzuar nga një aktor në një film horror.
“Kam qenë 6 ose 7 vjeç kur pashë një një aktor në një film horror që ktheu kokën pas dhe shikonte mbrapa kurrizit,”-u shpreh ai. “Më ka magjepsur. Fillova të praktikohesha dhe brenda disa muajsh isha në gjendje që ta realizoja.”