15 vjeçarja përdhunohet nga 40 burra

Një 15-vjeçar dyshohet se u përdhunua nga 40 burra në një ishull në Tajlandë, ndërsa prindërit e saj punonin gjatë natës.  

Çifti mblidhnin gjatë natës lëngun e një peme, me të cilën prodhohet kauçuku.  

Vajza, emri i të cilës nuk jepet, pohoi se dhjetëra burra kishin abuzuar seksualisht me të gjatë tetë muajve të kaluar, duke përfituar nga prindërit e saj që punon gjatë netëve.

Ata thuhet se e kanë rrëmbyer nga shtëpia e saj dhe e droguan para se ta përdhunonin masivisht në një fshat të vogël në Phang, në jugperëndim të Tajlandës.

Fshati i vogël ka një popullsi prej vetëm 100 personash.

Nëna e saj, 39 vjeç, i tha The National: “Ne duhet t’i lëmë fëmijët vetëm nga mesnata deri në agim”.

Ajo i tha policisë se i njëjti njeri u kthye disa net më vonë me një burrë tjetër dhe përdhunoi vajzën.

Sulmet më pas u bënë të vazhdueshme dhe burrat vinin në shtëpinë e familjes, duke e marrë vajzën me vete dhe duke e dërguar në një kasolle plazhi, ku e droguan dhe e përdhunuan masivisht.

Sulmet e dyshuara thuhet se kanë filluar në maj të vitit të kaluar, kur një burrë hyri në shtëpinë e familjes dhe e përdhunoi adoleshenten.

Policia tani ka identifikuar 11 nga sulmuesit e dyshuar, të cilët vajza pretenduan se nuk ishin nga ishulli. /Ora News

Share With:
Translate »
838 Views