Gruaja e diagnostikuar me kancer refuzon kimioterapinë, sjell në jetë fëmijën gjatë kohës që ishte në koma

Vetëm para pak ditësh, një nënë solli në jetë fëmijën e saj të gjashtë gjatë kohës që ishte në koma. Carrie DeKlyen, 37 vjeçarja e diagmostikuar me glioblastomë, një lloj kanceri që përbëhej nga shumë tumore malinje që gjenden përgjithësisht në tru dhe riprodhohen shpejt ishte shtruar në gjendje kome në spitalin shtetëror të Miçiganit që prej korrikut të këtij viti. 
Përpara se Carrie të diagnostikohej me këtë sëmundje vdekjeprurëse ishte shtatzënë dhe bashkëshorti i saj tha në një intervistë se gruaja e tij zgjodhi të mos i nënshtrohej trajtimeve të kimioterapisë për të shpëtuar jetën e fëmijës së palindur. Ndonëse mjeku e paralajmëroi se mbajtja e kësaj shtatzënie mund t’i kushtoni asaj jetën, ajo ishte e vendosur., 
Gruaja zgjohej e binte në kma herë pas here, por këtë të mërkurë ajo krejtësisht e pavetdijshme solli në jetë vajzën e saj të cilës i vendosi emrin JETË. Vogëlushja gëzon shëndet të plotë, port ë ëmës nuk i ka mbetur dhe shumë kohë.

Share With:
Translate »
744 Views