16 gra shtatzëna infektohen me Covid-19 dhe përfundojnë në spital, njëra në gjendje të rëndë

Në repartin COVID të Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike në Prishtinë janë të shtruara 16 gra shtatzëna, ku 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa një shtatzënë është në gjendje të rëndë.

Lajmi u bë me dije nga Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili, i cili ka thënë se të gjitha të shtruarat në QKUK nuk janë vaksinuar, shkruajnë mediet në Kosovë.

“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rënduar të tjerat janë stabile”, tha ai.

Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, u shpreh Ismaili.

Share With:
Translate »
22 Views