16-vjeçarja shqiptare mahnit jurinë me performancën në “The Voice of Finland”

Argjenda Aliu është shqiptarja që jeton në Finlandë dhe tashmë ka nis suksesshëm një karrierën muzikore në vendin ku jeton.

16-vjeçarja fillimisht nisi karrierën me ‘cover’ që u pritën mirë dhe u bën virale në rrjetet sociale, ndërsa tashmë është bërë pjesë e spektaklit “The Voice of Finland”.

Këngëtarja e re ka mahnitur jurinë e spektaklit me performancën e këngës në gjuhën angleze “Yours” të këngëtares, Ella Henderson.

“Kështu u nis një sezon i ri. Faleminderit Argjenda për një moment të këndshëm. Nuk është çudi që secili prej trajnerëve u kthyen gjatë performancë”, shkruhet në faqen zyrtare të “The Voice of Finland”.

Share With:
Translate »
159 Views