176 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Britani, Lea Ypi e revoltuar: Asnjë parti nuk bëri një deklaratë, hipokrizi!

Studiuesja dhe shkrimtarja Lea Ypi ka reaguar e revoltuar për zhdukjen e 167 fëmijëve shqiptarë nga hotelet e Home Office në Britani.

Ypi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se asnjë parti nuk ka reaguar për këtë ngjarje, teksa e quan hipokrizi që janë po ata persona që kërkojnë që të mendojnë për fëmijët kur dërgojnë ushtri për të shpëtuar botën

“176 fëmijë emigrantë shqiptarë janë zhdukur në Britaninë e Madhe, të rrëmbyer nga hotelet e Home Office. Unë nuk kam parë asnjë parti të vetme të bëjë një deklaratë. Të njëjtët njerëz që do t’ju luten të ‘mendoni për fëmijët’ kur dërgoni ushtri për të shpëtuar botën. E njëjta hipokrizi” shkruan Ypi.

Share With:
Translate »
63 Views