Tuba Buyukustun nuk flet më me të ëmën…

Tuba Buyukustun nuk e ka marrë konfirmimin nga e ëma për lidhjen e saj të re me Umut Evirgen, madje thuhet se nuk i ka fare të mira marrëdhëniet me të. Handan Büyüküstün, e ëma e aktores, është vënë së fundi në fokus të mediave, pas një takimi mjaft të tensionuar që ka pasur me të bijën.Më 5 qershor, Tuba Buyukusten u divorcua nga Onur Saylak, babai i dy vajzave të saj binjake, dhe shumë shpejt u mësua se ka nisur një lidhje të re me Evirgen, pronari i një nightclub-i ‘Secret Kalsın’ në Emirgan.Sipas mediave turke, Handan Büyüküstün, nëna e Tuba-s, ka dy arsye që mban një qëndrim të ftohtë ndaj vajzës së saj dhe nuk është dakord me lidhjen e re të aktores.

1) Fotot që u publikuan në media me të bijën dhe Umut Evirgen, pak muaj më parë, dhe dënimi me një muaj burg të Evirgen, për Handan ishin një shok i madh.

2) Umut Evirgen, i dashuri i Tuba Büyüküstün, erdhi në Stamboll për ta takuar aktoren nga aeroporti Ataturk.

Sipas mediave turke, Tuba Büyüküstün dhe nëna e saj Handan Büyüküstün kishin dalë bashkë për të drekuar të dielën, në një restorant në Erenköy. Por në fund, takimi mes tyre ishte mjaft i tensionuar. Tuba la tavolinën dhe pak minuta më vonë, kërkoi llogarinë. Mësohet se nëna e aktores nuk ka qenë mirë që kur Tuba Büyüküskün u divorcua me bashkëshortin Onur Saylak, më 5 qershor 2017.

Share With:
Translate »
3167 Views