18 mijë euro për këdo që lind fëmijën e katërt, Vuçiç: Kombi serb rrezikon të zhduket

Presidenti serb, Aleksandar Vučić ka premtuar 18 mijë euro shpërblim për të gjithë ata prindër serbë, të cilët sjellin në jetë një fëmijë të katërt.

Deklaratën, kreu i shtetit serb e bëri gjatë një vizite në Toplicë, ku u shpeh se nëse brenda katër dekadave të ardhshme nuk do të ketë një shtim të popullsisë, atëherë kjo e fundit rrezikon të zhduket. “Nëse brenda 4 dekadave populli serb nuk angazhohet në shtimin e popullsisë, atëherë kombi serb mund të zhduket”, u shpreh Vučić.

Mediat serbe shkruajnë se qeveria ka prezantuar masat të reja në mënyrë që të mbështesë rritjen e popullsisë. Përveç shpërblimit prej 18 mijë euro, si në rastin e fëmijës së katërt, nënat do të marrin para në vazhdimësi.

Kështu, për fëmijën e parë nënat e reja përfitojnë 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj për 2 vjet, ndërsa për fëmijën e tretë nënat do të përfitojnë 12 mijë dinarë në muaj, për 10 vjet.

Share With:
Translate »
644 Views