E qëlloi me pistoletë, më pas me sëpatë: Gjithçka në sy të djalit 7-vjeçar të viktimës

Një konflikt për një vijë uji ka përfunduar me një të vrarë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë, ku Dilaver Veshaj ka qëlluar më sëpatë në kokë kushëririn e tij, Arben Veshaj, duke e lenë të vdekur në vend.

Viktima, 37-vjeç, është gjetur i pajetë rreth 500 metra larg banesës së tij. Të dy kushërinjtë janë barinj dhe krimi ndodhi në prani të djalit 7-vjeçar të viktimës. Xhaxhai i tij rrëfen se Dilaver Veshaj në fillim e ka qëlluar me një pistoletë dhe më pas e ka goditur me sëpatën që mbante në dorë.

“Kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij. Ai është 7 -vjeç dhe ka qenë prezent kur ka qëlluar. Kanë dalë bagëtia, ky ka ikur për në mal me gjithë djalin, u janë vërsulur qentë. Ky është mbrojtur, viktima, nga qentë, ka qëlluar me shkop, ai ka nxjerrë pistoletën e ka goditur me pistoletë, pastaj e ka grirë me sëpatë, e ka qëlluar dy-tri herë”.

Uniformat blu u vunë menjëherë në ndjekje të autorit 40-vjeçar, të cilin e kanë vënë në pranga disa orë pas ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur edhe sëpatën me të cilën autori kreu krimin.

Share With:
Translate »
570 Views