2 viktima, por më shumë të shëruar se raste të reja! Ky është bilanci ditor i Covid-19 në vendin tonë

Bilanci i ditës së sotme për Covid-19 është mjaft optimist përr vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më shumë të shëruar se sa raste të reja të konfirmuara pozitiv me koronavirus. 137 persona kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që kanë rezultuar 106 raste pozitive.

Por fatkeqësisht janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi në kryeyqtet, një 66 vjeçar dhe një 73-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë 13259 janë prekur nga koronavirusi, teksa 377 kanë humbur jetën. Një rritje të lehtë ka pësuar numri i të shtruarve në dy spitalet COVID, ku aktualisht po trajtohen 182 pacientë, 3 më shumë se dje.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, e nisim me një lajm të mirë ku 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi mos neglizhoni shenjat e COVID-19, në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)

Testime totale 85.554

Raste pozitive 13259

Raste të shëruara 7534

Raste Aktive 5348

Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2637

Durrës 587

Shkodër 386

Elbasan 309

Lezhë 298

Fier 250

Korçë 240

Vlorë 200

Kukës 154

Berat 108

Dibër 104

Gjirokastër 75

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Posted by Edi Rama on Sunday, September 27, 2020

Share With:
Translate »
344 Views