Sinan Hoxha baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë. Burime për “abcnews.al” bëjnë me dije se çifti i mirënjohur janë në pritje të një djali.

Partnerja e këngëtarit ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, megjithëse është munduar ta mbajë lajmin e ëmbël larg vëmendjes së publikut.

Dyshja janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Ansi. Një muaj më parë, çifti i mirënjohur festoi përvjetorin e pestë të martesës, ndërsa nuk mungoi as një dedikim i ëmbël nga ana e Andrrës ku shkruante se ndihet e bekuar për këto vite të lumtura që ka ndarë me këngëtarin.

“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pa kursim. Kemi bekimin e zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’me tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri”, shkroi Andrra.

Sinan Hoxha baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e

Sinan Hoxha baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e

Share With:
Translate »
26332 Views