2-vjeçarja gjen vdekjen në mënyrë tragjike

Një vajzë 2-vjeçare ka vdekur pasi kishte ngecur në një makinë të vjedhur, e cila ishte hedhur në një lumë të ngrirë. Kiara Moore u gjet në një makinë të zhytur në lumë, pasi policia u ishte vënë në ndjekje hajdutëve në Cardigan, në perëndim të Uellsit pasditen e djeshme. Policët nisën kërkimet të cilat zgjatën rreth dy orë për makinën e mamasë së vogëlushes, Kim Rowlands, pasi u dyshua se u hodh nga hajdutët ndërsa 2-vjeçarja kishte ngecur në pjesën e pasme të makinës. Sipas The Sun, policia konãrmoi se vajza e vogël vdiq në spital dhe tha se rrethanat e incidentit janë ende duke u hetuar.

Share With:
Translate »
757 Views