20 gjërat që askush nuk ua ka thënë për shtatzaninë

Që në momentin e parë që bëni një test shtazanie dhe merrni një rezultat pozitiv, duhet të dini që është çasti kur jeta juaj ndyshon përgjithmonë. Por askush nuk ju thotë saktësisht si është kjo eksperiencë edhe pse padyshim që është e mrekullueshme. Më poshtë do të lexoni disa nga gjërat që askush nuk ua ka treguar më parë lidhur me shtatzaninë, lindjen dhe prindërimin.

1. Çdo natë gjatë shtatzanisë do të përjetoni ëndrra të ndyshme, të tipeve si ëndrra të çuditshme apo të frikshme.

2. Gjatë gjithë kohës do të ndiheni të këputura, do të keni dhimbje mesi apo shpine, çrregullime hormonale, shtim të celulitit, probleme me lëkurën dhe flokët çka do t’ ju shoqërojnë për një kohë shumë të gjatë edhe pas lindjes së fëmijës.

3. Nuk do të bëni kurrë një gjumë të rehatshëm. Mos i shpenzoni paratë për ilaçe gjumi sepse nuk do të kenë aspak efekte.

4. Çdo gjë ju duket e bezdisshme dhe nuk do t’ju pëlqejë aspak të dëgjoni të tjerët teksa komentojnë për peshën tuaj apo sa shumë është fryrë barku juaj.

5. Trupi juaj do të ndyshojë totalisht dhe nuk do të mund të ambjentoheni me të.

6. Do të jeni të lodhura gjatë gjithë kohës dhe më shumë dembele se kurrë më parë. Epo kjo është e natyrshme sepse të mbash një qënie humane në bark kudo që ti lëviz, është e lodhshme. Megjithatë duhet të aktivizoheni më shumë në mënyrë që të keni një shtatëzani më të lehtë.

7. Ndjenjat e frikës, tmerrit, nervozizmit, acarimit apo stresit do të shtohen ndjeshëm në gjendjen tuaj psikologjike.

8. Nuk do të ndiheni kurrë gati për të lindur, por në fund të fundit do ta kuptoni që nuk mund të shpëtoni nga kjo.

9. Do të keni shumë dhimbje gjatë lindjes dhe do të qani e ulërisni pafund. Kjo është një nga mënyrat për t’u ndier më mirë.

10. Dhimbjet do të vazhdojnë edhe pas lindjes.

11. Trupi juaj do të pësojë sërish ndyshime, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni tepër të bezdisur.

12. Gjithmonë do të insistoni të dorëzoheni dhe do të betoheni shpesh që nuk do të lindni më fëmijë por kjo është në dorë të kohës.

13. Pasi t’ia keni dalë me sukses do të ndiheni shumë krenare me veten sepse keni kaluar një nga sfidat më të vështira në jetë.

14. Dita e tretë pas lindjes është më e vështira, por jo e vetmja. Në këtë ditë fëmija sapo ka filluar të njihet me botën e jashtme, me ajrin apo ushqimin. Si pasojë e kësaj do të jetë gjithmonë i uritur. Por ka shanse që qumështi nuk vjen deri në 1 javë pas lindjes. Si pasojë e kësaj fëmija do të kërkojë gjthnjë të pijë dhe do të qajë papushim.

15. E vetmja temë e bisedave tuaja do të jetë fëmija juaj, shtatzania, lindja dhe vështirësitë që kaluat.

16. Edhe pse shtatzania ka mbaruar, ju akoma nuk do të jeni në gjendje të flini mirë dhe si pasojë e kësaj do të jeni gjithmonë të lodhur.

17. Do të debatoni vazhdimisht me bashkshortin tuaj rreth përgjegjësive në shtëpi, punës, lodhjes dhe fëmijës.

18. Do të merrni këshilla nga të gjithë dhe kjo gjë do t’ju lumturojë dhe do t’ju ndihmojë të bëheni prindër më të mirë.

19. Do t’ju mungojë shumë jeta juaj e vjetër, qetësia, liria, privatcia, gjumi etj. Por në fund do të pendoheni për këtë sepse do ta kuptoni që keni bërë gjën më të mirë.

20. Do të mësoheni me këtë. Edhe pse do ta keni shumë të vështirë, do ta kuptoni që gjithçka ia vlejti. Nuk ka rëndësi sa herë jeni dorëzuar, keni qarë apo ulëritur, një gjë është e sigur që në fund do të ndiheni krenarë për veten.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
1010 Views