Prindërit policë kapin përdhunuesit e vajzës së tyre

Prindërit e një vajze adoleshente në Indi kanë kapur përdhunuesit e dyshuar të vajzës së tyre pasi policia refuzoi të regjistronte ankesën e tyre për përdhunim.
Rasti i përdhunimit u regjistrua vetëm pasi prindërit i kapën personalisht dy të dyshuarit dhe i dërguan në një rajon policie në qytetin e Bhopalit.
Viktima 19-vjeçare po kthehej nga një qendër studimi të enjten në mbrëmje, kur dy burrat e sulmuan atë nën një urë në qytetin qendror indian.
Pasi e përdhunuan për orë të tëra, e lidhën dhe thirrën edhe dy burra të tjerë të cilët gjithashtu e perdhunuan adoleshenten.
Edhe dy burrat e tjerë janë arrestuar me një urdhër të shpejtë.
Media lokale raportoi se fillimisht dy rajone policie refuzuan t’a regjistrojnë rastin e përdhunimit.
Dy oficerë policie janë shkarkuar për refuzimin e parashtrimit të ankesës.
Prindërit thanë për gazetën “The Times of India” se ata panë dy të dyshuar që endeshin lirshëm dhe vendosën t’i kapnin ata.
“Ndërsa po vinte nga Habibganj (stacioni hekurudhor), vajza ime pa dy nga përdhunuesit para kompleksit Mansaroëar, që është rreth 500 metra nga vendi i krimit”, tha nëna e vajzës.
“Ne i kapëm dhe i’a dorëzuam ata policisë,” shtoi ajo.
“Kjo është një nga përvojat më të këqija të jetës sime. Nëse unë, si police, duhet të ballafaqohem me probleme të tilla në paraqitjen e ankesës për dhunimin e vajzës sime, nuk mund ta imagjinoj atë që kalon një njeri i zakonshëm”, u shpreh nëna e vajzës.

Share With:
Translate »
716 Views