20 milion paund të pa mjaftueshme për binjakët e Clooney, çifti zhvendoset në LA

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal janë bërë së fundmi prindër të binjakëve. Elle dhe Alexander kanë ardhur në jetë muajin e kaluar, dhe familja nisi të jetonte në një shtëpinë në Berkshire, për të cilën Clooney ka paguar 20 milion paund për të rritur nivelin e sigurisë. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar. Aktori ka vendosur të zhvendoset nga fshati anglez në Los Anxhelos pasi ka frikë për sigurinë e gruas së tij Amal dhe binjakëve të porsalindur. 56-vjeçari është i fiksuar pas sigurisë, kjo edhe për shkak se ai ka marrë kërcënime në të kaluarën por dhe për shkak të profesionit të bashkëshortes. Ajo punon avokate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe Clooney i “frikësohet” se Amal mund të jetë objektiv i një sulmi. Çifti zotëron një pasuri të madhe së bashku, dhe sapo morën lajmin se do bëheshin prindër nisin të shqyrtonin pronat që kishin në zotërim, se cila prej tyre mund të ishte më e sigurt për të jetuar familja. Clooney ka pritur kaq shumë për këtë familje, sa është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i mbajtur ata të sigurt.

Share With:
Translate »
646 Views