20 vite pa baba, përballja prekëse në studio; vajza e fal të atin, por s’e takon
“Dua të të bëj të lumtur” solli këtë mbrëmje përballjen e fortë të një babai me vajzën e tij, të cilën kishte 20 vite pa e takuar. Historia e rrëfyer në program nga vajza tjetër e Luan Buzit, e cila ftoi në studion e Arbana Osmanit të atin dhe motrën nga babai për t’i takuar sërish bashkë, shkaktoi shumë reagime në publik.
Erjola i kërkoi motrës së saj që t’i jepte atyre një mundësi për t’ia nisur nga e para. Xheni e fali babanë e saj, por ajo gjatë gjithë kohës i kërkonte shpjegime Luanit se ku kishte qenë ai gjatë këtyre 20 viteve. Askush sipas Xhenit nuk kishte të drejtë ta ndante Luanin nga ajo dhe se çdo gjë që ai thonte ishin vetëm justifikime. Për këtë arsye ajo nuk pranoi ta takonte Luanin, duke quajtur si baba të sajin burrin që e rriti, bashkëshortin e nënës së saj.
Ajo tha që e kishte falur dhe se çdo gjë kishte mbetur në të shkuarën, por nuk kishte dëshirë që të takonte babain e saj biologjik. Xheni la të hapur mundësinë për të ndërtuar një urë komunikimi me dy motrat e saj.
“Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi 20-vjeçares një bursë të plotë studimi në “Albanian University” në degën që ajo vetë do të dëshirojë duke e bërë kështu të lumtur.