22.967 raste aktive në vend, gjashtë viktima nga Covid gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën ndërkohë që janë regjistruar 2.643 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Viktimat janë një 66-vjeçar, një 66-vjeçar nga Berati, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Shqipëria vazhdon të ketë shifra të larta të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës “Omicron”.

Në 24 orët e fundit janë 1.250 raste të reja në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnjë, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamzë, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 22,967 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Po ashtu, MSH u kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti Covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid 19.

Statistika (19 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,643
Të shëruar në 24 orë      1,692
Të shtruar në spitale       128
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 7,859

Testime totale              1,597,494
Raste pozitive                 239,129
Raste të shëruara           212,879
Raste Aktive                      22,967
Humbje jete                         3,283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            10,852
Fier                 1,814
Elbasan          1,719
Durrës            1,588
Shkodër          1,519
Vlorë                1,375
Gjirokastër       1,086
Lezhë                854
Berat                 837
Korçë                 828
Dibër                  267
Kukës                 228

Share With:
Translate »
37 Views