22 vjet nga vdekja e Azem Hajdarit/ Rudina bën një premtim për të atin!

Deputetja, Rudina Hajdari, ka kujtuar sot të atin Azem Hajdarin, që u nda nga jeta 22 vjet më parë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan dhimbjen që përjeton çdo ditë nga mungesa e tij, por edhe forcën që merr nga kujtimi i tij për të ecur para.

22 vjet nga vdekja e Azem Hajdarit/Rudina Hajdari bën një premtim

“Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht janë shumë. Por ti je me mua përditë.

Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.

Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj.

22 vjet nga vdekja e Azem Hajdarit/Rudina Hajdari bën një premtim

Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje. Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë.

Më ka marrë malli, por të ndjej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.

Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.

Do eci, ta premtoj!”, shkruan Hajdari

Share With:
Translate »
346 Views