Tronditëse/ ‘Isha shoqe me vajzën e tij’, zbardhet dëshmia e 13-vjeçares së abuzuar në Pogradec

Një vajzë 13-vjeçare në Pogradec është abuzuar seksualisht nga një 46-vjeçar. “Abc News” ka siguruar dëshminë e të miturës, e cila e ka denoncuar në polici.

Gazetarja Lediona Xheladinaj ka raportuar se 13-vjeçarja ishte shoqe me vajzën e abuzuesit dhe shkonte shpesh te shtëpia e saj. Ajo ka treguar se 43-vjeçari e ka ngacmuar dhe më herët, ndërsa në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti”, ka dëshmuar 13-vjeçarja.

Policia ka bërë ekspertizën mjekësore për të vërtetuar abuzimin, i cili është konfirmuar.

Share With:
Translate »
366 Views