24-vjeçarja humbi këmbën/ Lirohet nga burgu djali i biznesmenit që shkaktoi aksidentin!

Jehon Breçani 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren Xhesina Gega 24 vjeçe disa javë më parë në Tiranë, është liruar nga qelia. Gazetarja Xhensila Kodra, tha se gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Sipas gazetarit Artan Hoxha ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë.

Ngjarja!

Xhesina Gega 24 vjeçe mbeti e plagosur pas një aksidenti në rrugën “Xhanfize Keko”. 24-vjeçarja u përplas nga Jehon Breçani, djali 19-vjeçar i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani. Pas përplasjes Gega u transportua në spital por fatkeqësisht e humbi njërën këmbë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Greçani po ecte me shpejtësi dhe në një moment humbi kontrollin e mjetit dhe u ngjit në trotuarin ku e reja po priste shoqen në stacionin e autobusit.

Share With:
Translate »
860 Views