Rrënqeth e ëma e Musaen Zenelit: Lava rrobat me gjak të tim biri, pa e ditur që ishin të tijat

Anila Zeneli, mamaja e 19-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili mbeti i vrarë mesnatën e 28-qershorit pas një konflikti për shezlonge, mes pronarëve të dy lokaleve, ka treguar se si e mori vesh lajmin tragjik për vdekjen e të birit, i cili humbi jetën ditën e parë të punës.

Në një intervistë Dritare tv, ajo tha se nuk e dinte se djali i saj ishte vrarë në Velipojë pasi i kishin ngatërruar emrin nga Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim.

Anila Zeneli, punonjëse në lavanderinë e spitalit, u shpreh se ka larë rrobat me gjak të të birit pa e ditur që ishin të tijat dhe ndërkohë ky i fundit po lahej në morg.

“Unë nuk e dija që fëmija im ishte vrarë në Velipojë. Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit.

Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: “Nuk është djali yt” sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti.”, thotë mes lotësh nëna e Musaenit.

Share With:
Translate »
543 Views