3 veprime të prindërve që ulin vetëbesimin tek fëmijët

Kur fëmija ju kërkon vetëm pak minuta kohë për t’ia kushtuar atij apo për ta vëzhguar, përpiquni që gjithnonë t’ia plotësoni këtë dëshirë. Nëpërmjet kësaj rrisni vetbesimin e fëmijës tuaj duke e bërë atë më të pavarur dhe të ndihet mirë. Gjeni githmonë kohë për ta dhe dëgjoini me kujdes kur fëmijët kanë ndonjë shqetësim. Ndonjëherë prindërit gjejnë mënyrën më të shkurtër për ti ndihmuar ata duke mos ditur që kjo nuk po I ndihmon aspak.

T’iu thoni vazhdimisht që gjërat janë të thjeshta

Kur fëmijës i është ngarkuar një detyrë mos u mundoni ta mbështesni duke i thënë që është e thjeshtë sepse kur ai has vështirësi mendon që diçka nuk shkon me të, përderisa ju ju është dukur e thjeshtë. Në të tilla raste duhet ti thoni fëmijës të tregohet i kujdesshëm sepse detyra është e vështirë. Kur ai të arrijë ta zgjidh do të krenohet  dhe do të rris besimin në vete.

Të bëni gjithcka për fëmijën tuaj

  • Fëmijët e vegjël duken shumë të brishtë në sytë e prindërve të tyre. Prandaj prindërit insistojnë që gjithnjë ti realizojnë ata detyrat e fëmijëve. Kjo gjë është tepër e gabuar. Prindërit duhet të përpiqen ti lën fëmijët ti përfundojnë vetë detyrat që u ngarkohen, duke i ndihmuar të vegjlit ti marrin përgjegjësitë në një formë më argëtuese. Në këtë mënyrë ata mësohen me hallakt e jetës dhe përgjegjësitë e saj.

Mos i qortoni kur ata gabojnë

  • Gabimiet janë pjesë e jetës sonë. Shpesh herë ne mësojmë prej tyre ashtu siç bëjnë dhe fëmijët. Ti qortoni ata nuk i ndihmon aspak përkundrazi fëmijët shfaqin premisa për ta përsëritur gabimin. Gabimet janë të dhimbshme, por e ndihmojnë fëmijën të zhvillohet i ditur për jetën.
  • Adhuroini fëmijët kur bëjnë gabime dhe ndihmoini të përmirsojnë në jetë. Shumica e prindërve nuk i dinin këto, dhe i dëmtojnë shumë fëmijët kur vepruar ndyshe nga çka u përmend më sipër.

Tregohuni të kujdesshëm sepse çdo veprim apo fjalë e prindërve e bën fëmijën të mendojë thelle për të. Jepuni fëmijëve gjithmonë shembullin e mirë për ta edukuar për një të ardhme të ndritur. /Kids’ Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
1411 Views