Ndërrimi i bebelinës. Ja si duhet të veproni kur bebi refuzon

Gjatë ditës bebelina e fëmijës duhet ndërruar disa herë. Por jo të gjithë fëmijët arrijnë të përshtaten me këtë. Rituali i ndërrimir të bebelinës është një rutinë që e ndjek fëmijën ndoshta dhe për vite me rradhe, prandaj bebi duhet mësuar të përshatet me këtë. Në  rastet kur ata acarohen, ja  si duhet të veproni:

  1. Është shumë e rëndësishme të komunikoni me fëmijën dhe t’ia bëni të qartë arsyen pse po e bëni këtë. Në qoftë se fëmija është shumë i vogël do të mjaftonte një këngë apo ninullë për ta hutuar atë.
  2. Mbaini të gjitha mjetet e nevojshme pranë ndërkohë që ndrroni bebelinën. Kjo ju ndihmon ta ndërroni atë sa më shpejt në mënyrë që fëmija mos të fillojë të bezdiset.
  3. Mund ta hutoni fëmijën me objekte të ndryshme, por jo lodrat e tij. Gjërat e reja e bëjnë atë kurioz dhe e hutojnë.
  4. Bëni veprime argëtuese që në hapat e parë të ndërrimit të bebelinës. Duhet të tregoheni të duruar dhe të dini se me dhunë e ashpërsi nuk do të rrini ta mësoni fëmijën të qëndrrojë.
  5. Në qoftë se fëmija refuzon vazhdimisht, kjo tregon që dicka nuk shkon me të. Në këto raste bebelina mund ta bezdisë apo ngacmojë. Do të ishte shumë e rëndësishm të përdornit bebelina sa më cilësore që e bejnë beben të mos acarohet kur ju ia vendosni ato.

Disa fëmijë përdorin bebelina deri në moshen 3-4 vjeçare. Kjo nuk është një gjë e mirë. Fëmija duhet mësuar të kryej vetë nevojat personale dhe të tregojë sa herë që ai dëshiron të shkojë më tualet. Dihet që kjo është një sfidë shumë e madhe e nënave dhe jo gjithmonë rezulton me sukses. Për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet, duhet ta merrni gjithmonë me vete kur ju shkoni të kryeni nevojat personale. Në këtë mënyrë ai arrin ta bëj vetë lidhjen dhe shfaq dëshirën për të vepruar njësoj si ju. Mos përdorni toni e ashpër apo dhune sepse në shumicën e rasteve kjo e bën fëmijën  të frikësohet prej kësaj dhe të mos jëtë në gjendje të mësojë. Kjo metodë është shumë efektive duke u mbështëtur mbi atë çka nënat e ndryshme me të njëjtin problem thonë. Veproni dhe ju njësoj dhe do të keni rezultate shumë të kënaqshme sepse kur fëmija është i vogël arrin të përvetësojë më shpejt mësimet e prindërve. /Kids’ Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
1051 Views