31-vjeçarja e pavaksinuar në intubim, Najada Çomo apel grave shtatzëna: Vaksinohuni për të mbrojtur bebin dhe veten tuaj nga Covid!

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka folur për situatën epidemiologjike në vend, si dhe shifrat e larta të infektimeve që janë regjistruar ditët e fundit. Mjekja tha në një intervistë në “Neës 24”se në spital, përpos moshave të vjetra, janë shtruar edhe pacientë të moshave të reja, ku tregoi se një 31 vjeçare e pavaksinuar ndodhet në intubim.

“31-vjeçarja e intubuar ka ardhur rëndë dhe vijon të jetë akoma rëndë. Është prekur për herë të parë dhe është e pavaksinuar.. Në fillim u tha se virusi prek moshat e mëdha , por zbriti gradualisht edhe tek moshat e reja. Nuk duhet të mendojnë se meqë janë të rinj nuk kanë nevojë për tu vaksinuar. Unë them që këto mosha të reja nuk do të vinin në spital nëse do të kishin bërë vaksinën.  E reja fillimisht ka qëndruar për 10 ditë në trajtim është bërë punë e madhe për të mos shkuar drejt intubimit, por  ja që nuk ndodhi”, tha Çomo.

Ndër të tjera, mjekja tha se gratë shtatzëna kanë pasur një ecuri të mirë të manifestimit të sëmundjes, teksa u ka bërë thirrje që të vaksinohen për të mbrojtur bebin dhe veten.

“Po, kanë pasur ecuri të mirë, s’kemi pasur humbje jete, por duhet theksuar se këto gra kanë çuar në dhimbje t parakohshme se COVID-i dëmton nënë dhe bebin. Ka kohë që thuhet se gratë shtatzënë duhet vaksinuar, edhe duke qenë shtatzëna. Është bërë një kohë e gjatë që kemi pandemi dhe ka pasur humbje jetësh në gratë shtatzëna. Gratë shtatzëna duhet të mbrohen dhe vaksinohen për t’u mos u ballafaquar me rastet e rënda”,  u shpreh Najada Çomo.

Share With:
Translate »
168 Views