Fatma dhe Aulona shtatzënë për herë të dytë? Zbulohet e vërteta

Ditën e djeshme u përfol se dy moderatoret e “Thumb On”, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu janë shtatzënë për herë të dytë në të njëjtën kohë. Shkak u bënë disa foto ku dy moderatoret shfaqeshin pranë një farmacie duke mbajtur në duar nga një test shtatzënie.

Fatma dhe Aulona dukeshin shumë të lumtura por mesa duket lajmi nuk ka qenë i vërtetë. Dy moderatoret kanë zbuluar sot se fotot janë shkrepur teksa ato xhironin reklamën e një produkti farmaceutik test shtatzënie.

“Faleminderit te gjitheve per interesimin miq e mikesha te dashura, por asnje nuk eshte shtatezane”, u shpreh Fatma në një postim në Instagram ndërsa Aulona tregoi se në 24 orë i është mbushur inboxi me urime.

Kujtojmë që Aulona është nënë e një vajze ndërsa Fatma e një djali.

Share With:
Translate »
1156 Views