5.6 milionë foshnje të vdekura

Lëvizjet kundër vaksinimt, të njohura si “no vax” mbajnë përgjegjësi morale për vdekjen e shumë fëmijëve. Ky është reagimi i ashpër i Komisionerit Europian për shëndetësinë Vytenis Andriukaitis gjatë një konferencë për shtyp mbi situatën e shëndetësisë në Bashkimin evropian. “Familjet që ua vunë veshin rekomandimeve të no vax u detyruan të varrosin fëmijët e tyre.

Ata që e kundërshtojnë imunizimin i këshilloj të bëjnë një shëtitje nga varrezat europiane, ku ka ende varre njerëzish që kanë vdekur në shekullin e nëntëmbëdhjetë sepse nuk kishte vaksina atëherë. Këto lëvizje na çojnë dekada pas, në vitet e obskurantizmit”. Duke ngarkuar me faj jo vetëm lëvizjet qytetare kundër vaksinimit, por edhe familjet që e kanë vënë në zbatim këtë kërkesë, vazhdimi i thirrjes së tij është kërkesa për brezat e rinj që të mos neglizhojnë vaksinimin.

Një ditë pas reagimit të përfaqësuesit të BE, edhe specialistët në vendin tonë bëjnë apel për vaksinimin e fëmijëve. Edhe pse nuk ka shifra konkrete për jetë të humbura për shkak të mos vaksinimit në vendin tonë, sërish nuk mund të mos merret në konsideratë që vdekjet në moshë të hershme të kenë lidhje me mungesën e vaksinës. Ndërkohë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 5,6 milion foshnje kanë humbur jetën në vitin 2016.

 

Share With:



482 Views