28 vite mister për këtë foto dhe historinë e saj

Historia pas kësaj fotografie, prej 28 vitesh mbetet mister. Në të, shfaqet një vajzë dhe një djalë në shtrat, të lidhur nga duart dhe me gojën e mbyllur me ngjitëse të zezë. Imazhi u zbulua në një parking makinash në Florida, SHBA, në Gusht të 1989 -ës. Menjëherë pas zbulimit të saj autoritetet nisën hetimet për të identifikuar vajzën e re dhe djalin e vogël në foto. Por policët u përballën me një mision të vështirë, pasi e vetmja e dhënë që kishin ishte një furgon i bardhë pa dritare që ishte parë në vendin e ngjarjes. Pasi fotografia u bë publike, nëna e Tara Calico ishte një prej personave që iu përgjigj zbulimin tronditës.

Vajza e saj ishte zhdukur 1 vit përpara se policia të zbulonte imazhin në fjalë. Tara Calico Tara u zhduk në Shtator të 1988 -ës teksa po lëvizte me biçikletë në një rrugë pranë lagjes ku banonte, në New Mexico. 19 – vjeçarja nuk u pa më kurrë, ndërsa disa prej sendeve të saj personale u gjetën përgjatë rrugës ku ishte zhdukur. Hetimet e policisë zbuluan se filmi i përdorur për të shkrepur foton ishte blerë të njëjtin vit, duke ngjallur kështu shpresa për familjen Calico. Ata ishin të bindur se vajza në imazh ishte Tara, që do të thoshte se ajo ishte ende gjallë, disa muaj pasi ishte zhdukur. Policia konkludoi se në foto ishte Tara, por FBI e kundërshtoi këtë përfundim, pasi sipas saj provat nuk ishin të mjaftueshme. Fatkeqësisht, rasti i Calico nuk është zgjidhur ende. Të njëjtin fat ka patur edhe djali i vogël në foto.

Ai nuk është identifikuar kurrë formalisht, ndonëse familja e Michael Henley, fillimisht besonte se bëhej fjalë për të. Por kjo ra poshtë kur policët gjetën trupin e djalit në një pyll në New Mexico, ku ai besohet se u shua pasi u zhduk. Deri më sot, asnjë prej dy viktimave në foto nuk janë identifikuar formalisht.

Share With:



608 Views