5 mite të edukimit të fëmijës

Mit 1: Të dëgjosh Moxartin gjatë shtatzënisë përmirëson rezultatet e ardhshme të fëmijës në matematikë.
E vërteta: Fëmija thjesht do të mbajë mend Moxartin pasi të lindë, bashkë me shumë gjëra të tjera që dëgjon, nuhat, shijon në mitër. Nëse dëshironi që të bëhet i zoti në matematikë në vitet e mëvonshme, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i mësoni të kontrollojë impulsset në vitet e para të jetës.

Mit 2: Ekspozimi ndaj DVD-ve të gjuhës do të përmirësojë fjalorin e tij.
E vërteta: Disa DVD faktikisht e zvogëlojnë fjalorin e një 2-4-vjeçari. Është e vërtetë se numri dhe llojshmëria e fjalëve që përdorni kur flisni me fëmijën i jep shtysë fjalorit dhe koeficientit të inteligjencës. Po fjalët duhet të vijnë prej jush – një qenie njerëzore e gjallë, reale.

Mit 3: Për të nxitur aftësinë e trurit, fëmijëve u lypsen mësime frëngjisteje që në moshën trevjeçare , një dhomë plot me lodra “mike të trurit” dhe një bibliotekë me DVD mësimore.
E vërteta: Teknologjia më e mirë pediatrike në botë për nxitjen e aftësisë së trurit është thjesht një kuti kartoni, një kuti me lapsa dhe dy orë kohë. Më e keqja është ndoshta televizori juaj me ekran të sheshtë.

Mit 4: Duke i përsëritur vazhdimisht fëmijëve se janë të zgjuar do të rrisim vetëbesimin e tyre.
E vërteta: Ata do të bëhen më pak të vullnetshëm për të punuar në detyra sfiduese. Nëse doni që bebja juaj të ndjekë një shkollë të fortë, lavdëroni përpjekjet e saj.

Mit 5: Fëmijët në njëfarë mënyre e gjejnë vetë lumturinë
E vërteta: Parashikuesi më i madh i lumturisë është të kesh miq. Si i zini dhe i mbani shokët? Duke qenë të zotët në deshifrimin e komunikimit joverbal. Mësimi i një instrumenti muzikor rrit me 50% aftësinë e trurit. Mesazhet e shkruara mund ta shkatërrojnë.

Share With:
Translate »
789 Views