Ballist Morina baba për herë të dytë, ja emri i veçantë që i vendosin foshnjes

Ballist Morina që ngriti flamurin shqiptar në Beograd në mes të ndeshjes me Serbinë vazhdon të jetë akoma në burg, por ka marrë një lajm të lumtur për jetën e tij.

Sipas Opinion.al, ai është bërë baba për herë të dytë, të cilit ia kanë vendosur emrin Flamur. Mendohet se së bashku me bashkëshorten kanë vendosur për këtë emër në nder të veprimit që bëri Ballisti, për të cilin është pas hekurave në Dubrovnik të Kroacisë.

Në pritje për një urdhër ekstradimi në Serbi, ai e mori i pari lajmin e gëzueshëm se është bërë me djalë.

 

Share With:
Translate »
627 Views