50-vjeçarja Naomi Campbell u bë mami për herë të parë

Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e ka dhënë vet modelja me një postim në profilin e saj në ‘Instagram’. “Një bekim i bukur e i vogël më zgjodhi mua si nënën e saj. Jam e nderuar që kam në jetë këtë shpirt dhe nuk ka fjalë që do e përshkruanin lidhjen që kam me këtë ëngjëll. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar Naomi.

Modelja dhe aktorja 50-vjeçare nuk ka dhënë detaje të tjera për lajmin e bukur, por prej kohësh kishte pranuar në disa intervista që dëshiron të bëhet nënë dhe se ka metoda që ta realizojë këtë gjë kur të ndihet gati. Mesa duket momenti ka ardhur.

Share With:
Translate »
295 Views