Përdhunohet në grup 15-vjeçarja në Mirditë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mirditë. Policia ka arrestuar 5 persona, të moshave, 17, 27, 30, 31 dhe 44 vjeç, pasi me anë të shantazhit dhe bashkëpunim të njëri-tjetrit, kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare. Ata janë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi dhe Adrian Gjikolaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës, e dyshohet se këta persona, në periudhën Janar-Prill të vitit 2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, më shumë se një herë me një 15-vjeçare banuese në Rrëshen.

Mësohet se vajza dilte me njërin prej djemve, i cili e ka detyruar të kryente marrëdhënie me dhunë. Më pas shokët e tij, e kanë shantazhuar duke i thënë se kanë video të marrëdhënies së tyre dhe duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Tv Klan

 

Share With:
Translate »
1203 Views