6 arsye që ju pengojnë të bëheni prindër

Fertiliteti te femrat është shumë i rëndësishëm, sidomos kur duan të bëhen nëna, prandaj duhet të ruhen nga disa faktorë që të bëhen me fëmijë.

Dr Hilary Jones ka dhënë një intervistë ku ka zbuluar se sa herë dikush i thotë të relaksohet, gjithmonë do ti ndodhë e kundërta.  Kështu ai dha disa arsye që do të ndikojnë në fertilitetin e gruas.

1-Po bëheni të fiksuar. Ka shpesh mungesë të informacionit, diagnozës dhe komunikimit të dobët. Kjo çon çiftet për të bërë hulumtimet e tyre, të cilat mund të jenë të mëdha.

Ka aq shumë informacione kontradiktore, të cilat për syrin e pakualifikuar, vetëm shtojnë stresin, prandaj do të jetë e vështirë për të zbuluar përse nuk po shkojnë gjërat siç duhet.

2-Jeta seksuale nuk është e njëjtë. Stresi mund të ndikojë dhe në epshin e në funksionin seksual. Vendimi për tu bërë me foshnje mund të jetë stresuese dhe nuk i jep kënaqësi seksit.

3-Po vuani ndryshimin e humorit. Depresioni dhe ndryshimet në karakter nuk janë të rralla. Kjo ndikon tek çiftet që janë të qetë në marrëdhënien e tyre dhe e mendojnë stresuese faktin që do bëhen me fmëijë.

4-Keni zënka të vazhdueshme me familjen, miqtë dhe kolegët. Mund të jetë shumë izolues fakti që përpiqeni të bëheni me fëmijë, pavarësisht se përjeton ndjenjat e dështimit dhe ndryshimeve emocionale. Prandaj është më e vështirë për të afërmit që të dinë si t’ju mbështesin dhe ndodh që të ankoheni se ju japin këshilla që nuk i kërkoni.

5-Po vëreni çrregullime të menstruacioneve. Stresi mund të ndikojë në ciklet menstruale dhe të shkaktojë çrregullsi.

6-Xhelozia dhe mungesa e kënaqësisë. Shumë gra raportojnë se kanë mungesë të gëzimit apo kënaqësisë në jetë. Kjo gjë lidhet me xhelozinë që krijojnë për të tjerët dhe refuzojnë që të ndajnë gjërat e bukura që përjetojnë.

Share With:
Translate »
745 Views