6 humbje jete dhe ja sa raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.

Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë të moshave nga 55 deri ne 81 vjeç. “Një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç“.

Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë mësohet se janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
153 Views