Iria Preza: Për gratë shtatzëna dhe nenat që ushqejnë fëmijët me gji ofrohet vaksina Pfizer

Mbi 900 mije persona janë bërë pjesë e procesit te vaksinimit. Ne dy javët e para të muajit Shtator është rritur edhe interesi i të rinjve 18-30 vjeç.

“Mbi 32 % janë  me vaksinim të plotë me dy doza, ndërsa me një dozë janë mbi 40% e popullsisë. Në Shtator kemi një rritje me 3% e numrit të të rinjve që po vaksinohen të moshave 18-30 vjeç”, është shprehur IriaPreza specialiste e programit të vaksinimit.

Duke parë rritjen e numrit të grave shtatzëna të infektuara nga Covid-19 në muajit e fundit, ekspertët bëjnë apel për vaksinim. Sipas tyre shumë institucione , si FDA apo EMA e rekomandojnë vaksinimin e grave shtatzënë sepse nuk ka asnjë ndikim negative tek fetusi, por siguron mbrojtje për nënat.

Vetëm gjatë muajit Shtator në spitalet Covid 1 dhe Covid 3 janë shtruar tri gra shtatzëna, madje një prej tyre, e ka sjell në jetë foshnjën në Infektiv.  

Share With:
Translate »
28 Views