6 muaj pa Kylie Jenner!

Një gjë është e sigurt: që Kylie Jenner nuk do ta konfirmojë shtatzëninë.
Ndonëse ne kemi parë foto të 20 vjeçares me barkun e fryrë dhe jemi të bindur për shtatzëninë e saj, këtë gjë nuk do ta dëgjojmë nga goja e saj. Një burim pranë bukuroshes, është shprehur për “People” se Kylie po planifikon që 6 muajt pas lindjes së bebit të “zhduket” nga vëmendja e njerëzve dhe detyra e saj do të jetëvetëm të qenurit nënë.
“Kylie dëshiron që të zhduket nga vëmendja e njerëzve që të përqëndrohet tek lumturia e saj dhe shëndeti. Për 6 muaj ajo do t’i dedikohet vetëm bebit” shprehet burimi.
Të njëjtat burime, bëjnë me dije se Kylie po u beson vetëm njerëzve të afërt, motrave, nënës dhe shoqes së ngushtë. Punën e ka zhvendosur në shtëpi, e ndërsa mësohet se e vogla e familjes Kardashian/Jenner argëtohet duke “ngacmuar” mediat në lidhje me shtatzëninë e saj, por vetëm kaq, por nuk dëshiron të na thotë më asgjë.

Share With:
Translate »
736 Views